Sulm i mundshëm i Izraelit kundër Iranit

Sipas disa mediave amerikane, Izraeli ka kryer me gjasë një operacion ushtarak kundër Izraelit. Në Isfahan ka pasur shpërthime të forta. Qeveria iraniane ka bërë fjalë për dronë që kanë arritur të elimonohen.

Izraeli i është kundërpëgjigjur Iranit të premten natën, sipas disa raportimeve që përputhen të mediave amerikane, si SBC News, MSNBC, Fox News. Mediat amerikane i janë referuar përfaqësuesve nga qeveria amerikane, se Izraeli natën e së premtes ka kryer një operacion ushtarak. Sulmi shihet si reagim i Izraelit pas sulmeve ajrore të Iranit në fundjavën e kaluar.

Disa media amerikane kanë raportuar për disa raketa izraelite që kanë goditur një objektiv në Iran, por Pentagoni nuk e ka konfirmuar këtë. Fox News i është referuar një burimi nga ushtria amerikane, se bëhej fjalë për “një sulm të kufizuar”. SHBA nuk ka marrë pjesë dhe se izraelitët e kishin informuar më parë qeverinë amerikane.

Ndërkohë mediat iraniane njoftuan për shpërthime në afërsi të aeroportit të metropolit Isfahan. Një përfaqësues nga qeveria iraniane ka bërë të ditur, se nuk ka pasur asnjë sulm me raketë kundër Iranit, ka njoftuar agjencia e lajmeve, Reuters. Shpërthimet e dëgjuara në Isfahan janë si pasojë e aktivizimit të sistemit të mbrojtjes ajrore, ka thënë përfaqësuesi qeverisë iraniane./DW