Suksesi si mjek pediatër në Slloveni, Rushit Salihi: Profesioni më ka dashur dhe më ka bërë të suksesshëm

Dr. Rushit Salihi është specialist pediatër në njërin prej spitaleve Slloven. Ai ka lindur në fshatin Gjurgjevishtë të Malësisë së Gostivarit. Ai do të vazhdonte studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku do të merrte edhe titullin Doktor i mjekësisë. Tre javë më pas u shpërngul në Slloveni.

Në viti 2003 fitoi të drejtën e specializimit në fushën e pediatrisë, e në vitin 2008 e mbaroi specializimin, dhe më pas në vitin 2010 mbrojti me sukses provimin ku mori titullin specialist pediatër në mbikëqyrje te Shoqatës së Mjekëve në slloveni. Nga viti 2010 ushtron detyrën si specialist pediatër, e tani disa vjet në vazhdim si specialist pediatrie me përvojë. Në mënyrë konstante subspecializohet në fusha të ndryshme të pediatrisë, dhe për sëmundje të ndryshme.

Ka përvoja shumë vjeçare në trajtimin e sëmundjeve kronike tek fëmijët dhe adoleshentët, si dhe në kohën e fundit në fushën e trajtimit familjar të obesitetit tek fëmijët dhe adoleshentët. Sigurisht që rrugëtimi i tij ka qenë i gjatë dhe me plot raste, natyrisht jo të gjitha të lehta për tu kaluar.

Gjatë periudhës së pandemisë ai ka qenë mjaft i angazhuar, ku ka punuar përgjatë ditëve pa pushuar. Ky profesion thotë dr Salihi ose të do ose jo njëjtë sikundër edhe fëmija, duket se atë e ka dashur dhe e ka përcjell në një rrugë plot suksese.