Sugjerimi i FMN për Shqipërinë se si të luftojë informalitetin

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi së fundmi një dokument që orienton Shqipërinë se si mund të luftojë informalitetin nëpërmjet administrimit fiskal, duke sofistikuar mënyrat për taksimin e të pasurve.

Fondi konsideron se një element i rëndësishëm i evazionit janë individët relativisht të pasur.

Këto individë depozitojnë sasi të mëdha parash në parajsat fiskale që ndër të tjera i shmangen edhe taksimit.

Shqipëria tashmë ka miratuar kuadrin ligjor për shkëmbimin automatik të informacionit dhe në këtë mënyrë mund të fillojë të marrë informacione për shqiptarët rezidente që kanë depozita jashtë vendit.

FMN sugjeron që një grup audituesish të aftë duhet të funksionojnë për të përfshirë në taksim me metoda alternative fondet dhe asetet e brendshme të pataksuara.

*Tibo News