
Suedia, shpresa të anëtarësohet në NATO
Ministri i Jashtëm i Suedisë thotë se ka shpresa se vendi i tij mund të anëtarësohet në NATO deri në kohën e një samiti të aleancës në korrik. Duke folur gjatë një takimi me homologun e tij serb Ivica Dacic në Beograd, Billstrom tha se Suedia “do të jetë një ofrues sigurie për organizatën dhe është e qartë se ne jemi të mirëpritur”.
Të dy vendet do të inkurajohen nga SHBA që të ratifikojnë pranimin e Suedisë, tha sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin gjatë një vizite në Suedi. Ai tha se SHBA pret me padurim të mirëpresë Suedinë si anëtare të NATO-s përpara samitit të korrikut.