Suedia: Shpërthimi i Nord Stream akt sabotazhi

Rrjedhja e gazit në det nga tubacioni Nord Stream është shkaktuar padyshim nga sabotimi.

Këto janë përfundimet e hetimeve nga ekspertët suedezë të cilët kanë konstatuar se rreth 50 metra nga një tubacion në det mungonte.

Sipas hetuesve në këtë pjesë të tubacionit është vendosur eksploziv i cili ka shkaktuar edhe shpërthimin.

Hetimet do të vijojnë për të kuptuar se kush ishin autorët e kësaj ngjarjeje.

Prokurorët nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi llojin e eksplozivëve i cili është përdorur.

Që prej shpërthimit në muajin shtator Perëndimi dhe Kremlini kanë shkëmbyer akuza me njëri-tjetrin  mbi fajtorin.

Nord Stream është tubacioni kryesor i cili transporton gaz nga Rusia në Europë. 

*TiboNews