
Suedia ndryshon kushtetutën e saj
Parlamenti i Suedisë miratoi këtë të mërkurë një amendament kushtetues që do të bëjë të mundur miratimin e ligjeve më të ashpra kundër terrorizmit.
Arsyeja e miratimi të këtij amendamenti vjen si kërkesë kryesore e Turqisë për të lejuar vendin nordik që ti bashkohet Nato-s.
Pasi Rusia pushtoi Ukrainën, Suedia dhe Finlanda braktisën politikën e tyre të neutralitetit ushtarak dhe aplikuan për t’u anëtarësuar me aleancën ushtarake.
Por Turqia ka bllokuar aplikimet e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO, duke akuzuar Stokholmin në veçanti si një parajsë për “terroristët”.
Amendamenti, i cili kaloi me 278 vota në parlamentin 349 vendesh të Suedisë, bën të mundur futjen e ligjeve të reja për “kufizimin e lirisë së shoqërimit kur bëhet fjalë për shoqatat që përfshihen ose mbështesin terrorizmin”.
Sipas komisionit të përhershëm të parlamentit për çështjet kushtetuese, i cili rekomandoi që deputetët të miratojnë propozimin, ai do të mundësojë dënime më të rënda të pjesëmarrjes në një organizatë terroriste ose ndalim të saj.
Ekspertët kanë thënë se legjislacioni i ri do ta bënte më të lehtë ndjekjen penale të anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit ,të vendosur në listën e zezë nga Ankaraja dhe shumica e aleatëve të saj perëndimorë.
Këto ndryshime kushtetuese pritet të hyjnë në fuqi në datë 1 janar të vitit 2023.
*TiboNews