
Stuhia e rërës ‘mbështjell’ Bagdadin
Qielli mbi kryeqyetetin e Irakut, Bagdad, u kthye në portokalli pasi një stuhi pluhuri përfshiu të gjithë rajonin të hënën.
Autoritetet raportojnë se i gjithë vendi është përfshirë nga kushte të ngjashme.
Javën që shkoi, Ministria e Shëndetësisë së Irakut regjistroi 2 000 raste të njerëzve të mbytur për shkak të stuhive të pluhurit, sipas raporteve të lajmeve lokale.
Automjetet vazhdojnë të lëvizin nëpër rrugë pavarësisht se pluhuri i trashë po mbulontë rrugët, ndërsa qeveria dha urdhër për mbylljen e aeroporteve dhe ndërtesave publike.