Stuhia e rërës godet Iranin, mbi 700 persona përfundojnë në spitale

Një stuhi rëre ka goditur juglindjen e Iranit, ku mbi 700 persona u shtruan në spital.

Kreu i shërbimeve të urgjencës në Sistan-Baluçistan, Majid Muhibbi i tha agjencisë IRNA se ata ishin shtruar në spital në tre ditët e fundit në qytetet Zabul, Zehek, Hamun, Hirmend dhe Nimruz në veri të Sistan-Baluçistanit.

58 persona janë edne të shtriar në spital dhe gjendja e tyre paraqitet jo stabël.

Shefi i Institutit Meteorologjik në atë provincë iraniane, Muhsin Haydari tha se për shkak të rritjes së sasisë së pluhurit në ajër, dukshmëria është zvogëluar, sidomos në Zabul dhe Zehek.

Zyra e guvernatorit të Sistan-Baluçistanit njoftoi se institucionet shtetërore dhe bankat në qytetet Zabul, Zehek, Hamun, Hirmend dhe Nimruz janë mbyllur sot për shkak të stuhive të rërës.