
Stuhia e dimrit godet SHBA-të, mijëra banorë pa energji elektrike
120 mijë banorë të SHBA-ve kanë mbetur pa energji elektrike. Kjo për shkak të stuhisë dimërore me borë dhe akull që ka mbërthyer vendin, teksa stuhia po zhvendoset drejt veriut të SHBA-ve.
Pjesë të Karolinës së Veriut regjistruan 25 centimetër botë, ku dy persona ndërruan jetë teksa makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga.
Në Florida, dy tornado përfshinë jugperëndimin e shtetit, ku u shkatërruan të paktën 20 shtëpi të lëvizshme dhe 25 shtëpi të tjera u dëmtuan.
Guvernatorët e Xhorxhias, Virxhinias dhe Karolinës së Veriut kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi stuhia goditi.
Moti i acartë gjithashtu ka penguar udhëtimet, me rreth 2500 fluturime brenda ose jashtë SHBA-ve të anuluara të dielën dhe më shumë se 8000 fluturime të vonuara.
Kanadaja pritet të jetë vendi i radhës që do të preket nga kushtet ekstreme të motit.