
Stuhia ‘Ciaran’ goditi Shqipërinë, moti i keq vijon edhe sot
Shqipëria do të jetë ende nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, me shirat që do të paraqiten në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere.
Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriperëndimore të Shqipërisë. Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit.
Dje vendi ynë u godit nga stuhia ‘Ciaran’ që tashmë ka goditur pjesën më të madhe të Evropës duke shkaktuar dëme të shumta dhe viktima. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron se reshjet e shiut në formën e shtrëngatave do të vijojnë deri të dielën.