Studiot e filmit në Hollywood ndalojnë shfaqjet në Rusi

Studiot e Hollywood-it ‘Disney’, ‘Warner Bros’ dhe ‘Sony Pictures Entertainment’ thanë se do të ndalonin shfaqjet teatrale të filmave të ardhshëm në Rusi në përgjigje të pushtimit të Ukrainës dhe krizës humanitare që po shpaloset.

‘Walt Disney Co’ tha të hënën se po ndalon shfaqjen e filmave teatral në Rusi, duke filluar me publikimin e ardhshëm të ‘Studios Animacion Pixar’, “Turning Red”. Brenda pak orësh, ‘WarnerMedia’ tha se do të ndalonte publikimin e kësaj jave të “The Batman” në Rusi.

Disney tha në një deklaratë se do të marrin vendime të tjera bazuar në situatën në zhvillim si dhe duke pasur parasysh shkallën e krizës së refugjatëve, po punojnë me partnerët e OJQ-ve për të ofruar ndihmë urgjente.

Zëdhënësi i ‘Sony Pictures Entertainment’, tha në një shkresë të dërguar me e-mail, se duke pasur parasysh aksionin e vazhdueshëm ushtarak në Ukrainë do të ndalojnë shfaqjet e planifikuara teatrale në Rusi, duke përfshirë shfaqjen e ardhshme të “Morbius”.

Gjatë fundjavës, Akademia e Filmit ukrainas krijoi një peticion në internet duke bërë thirrje për një bojkot ndërkombëtar të kinemasë ruse dhe industrisë ruse të filmit pas pushtimit. Rusia është një treg i rëndësishëm për Hollywood-in, duke llogaritur 601 milionë dollarë në arkë në 2021, ose rreth 2.8% e shitjeve të biletave në mbarë botën, të cilat arritën në 21.4 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Disa filma të mëdhenj janë planifikuar për publikim global, “The Batman”, i planifikuar të hapet në Rusi më 3 mars si pjesë e një prezantimi mbarëbotëror dhe “Sonic the Hedgehog 2” i ‘Paramount Pictures’, i cili bën debutimin e tij global më 8 prill.

‘WarnerMedia’ tha se do të vazhdojë të monitorojë situatën ndërsa pret një zgjidhje të shpejtë dhe paqësore të kësaj tragjedie.

Një botim nga Hollywood-i raportoi se drejtuesit e studios po luftojnë me çështjen e Rusisë, për sa kohë SHBA-të dhe aleatët e saj evropianë vendosin sanksione ekonomike.