Studimi lidh bllokimet e Covid me rënien e nivelit të lindjeve në Evropë

Europa pa një rënie prej 14 % të nivelit të lindjeve në janar 2021 krahasuar me vitet e mëparshme. Dhe sipas një studimi, kjo ka ndodhur për shkak të valës së parë të pandemisë së Covid-19.

Janari 2021 ishte nëntë deri në 10 muaj pas vendosjes së bllokimeve të lidhura me Covid-in.

Sipas studimit, bllokimi më i gjatë çoi në më pak shtatzëni. Rënia ishte më e zakonshme në vendet ku sistemet shëndetësore kishin probleme.

Lituania dhe Rumania panë rëniet më të mëdha përkatësisht me 28% dhe 23% ndërsa Suedia, e cila nuk kishte izolim, pa norma normale të lindjeve, sipas gjetjeve të botuara në revistën Human Reproduction.

Studiuesit thonë se të dhënat paralajmërojnë mbi pasoja afatgjata mbi demografinë, veçanërisht në Evropën Perëndimore, ku ka popullsi të plakur.

Masat e distancimit social, frika në lidhje me virusin dhe kriza sociale dhe ekonomike e shkaktuar nga Covid mund të jenë faktorë indirektë që luajtën një rol në vendimin e çifteve për të shtyrë shtatzënitë.

Anglia dhe Uellsi panë një rënie prej 13% në janar 2021, krahasuar me janarin 2018 dhe 2019  ndërsa numri i foshnjave të lindura në Skoci u ul me 14%.

Franca dhe Spanja panë një rënie përkatësisht 14% dhe 23%.

Në mars 2021, lindjet u kthyen në një shkallë të ngjashme me nivelin e para-pandemisë, që korrespondon me një rikthim nëntë deri në 10 muaj pas përfundimit të bllokimeve.

Por studiuesit thonë se ky rikthim nuk duket se ka kompensuar rënien e lindjeve dy muaj më parë.

*Tibo News