
Studimi i ri, testi që mund të parashikojë prirjen tuaj të diabetit
Nëse jetoni me diabet, trupi juaj punon ‘jashtë orarit’ për të përpunuar sheqerin, ose glukozën, në gjakun tuaj. Për të vlerësuar nëse jeni në rrezik nga kjo sëmundje, profesionistët mjekësorë marrin parasysh faktorë të tillë si dieta dhe historia familjare. Megjithatë, në të ardhmen ju mund të jeni në gjendje të parashikoni gjasat tuaja për të zhvilluar diabetin vetëm me një test direkt.
Një studim i ri në Gjermani zbulon se lipidet brenda plazmës suaj të gjakut mund t’i ndihmojnë mjekët të parashikojnë rrezikun e diabetit të tipit 2 përpara fillimit të simptomave. Studimi nënvizon që gjithçka që nevojitet është një “test i thjeshtë gjaku”.
Studiuesit morën një mostër bazë gjaku nga secili pjesëmarrës në analizë. Më pas ata centrifuguan këto mostra gjaku për të ndarë plazmën për analizë. Studiuesit matën përqendrimet e 184 lipideve të ndryshme në plazmën e gjakut duke përdorur spektrometrinë e masës. Ata përdorën këto profile lipidomike për të llogaritur rezultatet e rrezikut dhe për të caktuar pjesëmarrësit në një nga gjashtë grupet e rrezikut.
Për më shumë se dy dekada, studiuesit gjurmuan pjesëmarrësit e studimit, 13.8% e të cilëve zhvilluan diabetin e tipit 2. Për ata të vendosur në grupe me rrezik më të lartë bazuar në profilet e tyre lipidomike, kjo shifër ishte më e lartë, rreth 37%.
Dr. Suneet Singh, drejtor mjekësor i CareHive, tha se “autorët e këtij studimi i kanë shtuar provave në rritje se profilizimi i lipidomikës mund të ndihmojë gjeneratën e ardhshme të zbulojë në kohë sëmundjet kardiovaskulare, si dhe diabetin.”
Përveç testimit, ka shumë ndryshime në stilin e jetës që mund të bëni për të ndihmuar në menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak në baza ditore, duke përfshirë ngrënien e ushqimeve më të shëndetshme, stërvitjen dhe madje edhe marrjen e suplementeve të caktuara. Si gjithmonë, konsultohuni fillimisht me mjekun tuaj.