Studimi i ri, njerëzit tërheqës kanë sistem imunitar më të mirë

Bukuria mund të mos jetë vetëm pamje e jashtme, pasi duket se njerëzit ‘e bukur’ duket se kanë një sistem imunitar më të fortë.

Një studim i testeve të gjakut ka dalë në përfundim se tiparet e lidhura tradicionalisht me tërheqjen, si fytyra simetrike dhe sytë e shndritshëm, mund të jenë shenja se trupi është më i mirë në luftimin e infeksioneve.

Studiuesit besojnë se ne mund të tërhiqemi nga pamje të tilla, sepse truri ynë është i lidhur fort për të kërkuar partnerë të shëndetshëm.

Summer Mengelkoch, e cila udhëhoqi studimin në Universitetin ‘Kristian’ të Teksasit, tha se njerëzit që dalin në një bar dhe kërkojnë të flasin me dikë tërheqës, shpesh quhen të cekët dhe mund të kritikohen se pamja nuk është gjithçka. Në të vërtetë ata thjesht po ndjekin instinktet e tyre për të gjetur një partner të shëndetshëm.

Studimi i 152 burrave dhe grave u botua në revistën ‘Proceedings of the Royal Society B’.

Shkencëtarët fotografuan 152 të rinj pa make-up dhe me shprehje neutrale. Më pas, 492 njerëzve në një anketë në internet iu kërkua të vlerësonin pamjen e tyre.

Burrat më të pashëm dhe femrat më të bukura (sipas vlerësimit online) u zbulua se kishin shkallë më të lartë të fagocitozës. Ky është procesi me të cilin qelizat e bardha të gjakut shkatërrojnë bakteret përpara se të sëmuremi.

Prej kohësh është sugjeruar se njerëzit me pamje të bukur janë më të shëndetshëm. Ata me fytyra simetrike nuk kanë gjasa të kenë pasur probleme zhvillimi në mitër ose gjatë fëmijërisë.

Lëkura e pastër dhe sytë e shndritshëm e të gjerë tregojnë shëndet të mirë, sepse sytë e njerëzve të sëmurë priren të jenë më të vegjël dhe më të errët, sugjerojnë disa ekspertë.