Studimi i ri, Covid mund të zvogëlojë trurin dhe të dëmtojë indet e tij

Një studim për të krahasuar skanimet e trurit të njerëzve para dhe pasi të infektohen me Covid, ka zbuluar tkurrje dhe dëmtim të indeve në rajonet e lidhura me nuhatjen dhe aftësitë mendore, muaj pasi subjektet rezultuan pozitivë.

Ky është studimi më i madh i gjeneve të Covid-19, i cili identifikoi 16 variante të reja gjenetike të lidhura me sëmundje të rënda dhe emëroi një numër ilaçesh ekzistuese që mund të ripërdoren për të parandaluar sëmundjen e rëndë të pacientëve.

Këto lloj studimesh hedhin dritë të re mbi mekanizmat biologjikë që e ndihmojnë virusin të përparojë në trup.

Studiuesit në Universitetin e Oksfordit analizuan 785 njerëz të moshës midis 51 dhe 81 vjeç, të cilët kishin bërë skanime të trurit para dhe gjatë pandemisë, si pjesë e studimit të Biobank në Mbretërinë e Bashkuar.

Krahasuar me 384 subjekte të painfektuara, ata që rezultuan pozitivë për Covid kishin tkurrje më të madhe të trurit në përgjithësi dhe më shumë tkurrje të lëndës gri të trurit, veçanërisht në zonat e lidhura me nuhatjen. Për shembull, ata që kishin Covid humbën prej 1.8% të gyrusit parahipocampal, një rajon kyç për nuhatjen dhe 0.8% të trurit të vogël, krahasuar me subjektet e painfektuara.

Dëmtimi i zonave të tilla që shërohet me ndërprerje të impulseve nervore mund të kontribuojë në simptoma të tilla si humbja e nuhatjes. Ata që ishin të infektuar gjithashtu zakonisht kishin rezultate më të ulëta në testin e aftësive mendore sesa individët e painfektuar. Rezultatet më të ulëta ishin rezultat i dëmtimeve të indit të trurit në pjesët e trurit të vogël që përfshin aftësinë mendore.

Efektet ishin më të theksuara tek njerëzit e moshuar dhe ata të shtruar në spital nga sëmundja, por të dukshme edhe tek të tjerët, infeksionet e të cilëve ishin të lehta ose asimptomatike, sugjeroi hulumtimi, i cili u botua në revistën Nature.

Skanime të mëtejshme nevojiten për të përcaktuar nëse këto ndryshime të trurit janë të përhershme apo jo.