
Studimi i jep fund debatit: Çfarë i shkakton kafeja presionit të gjakut
Kafeja ndihmon në mbajtjen e presionit të ulët të gjakut. Ata që konsumojnë dy ose tre filxhanë kafe në ditë kanë presion më të ulët të gjakut sesa ata që pinë vetëm një filxhan ose ata që nuk e konsumojnë fare. Rezultatet vlejnë si për aortën periferike, ashtu edhe për presionin qendror të aortës, atë që është më afër zemrës.
Të dhënat janë botuar në revistën Nutrients, kryer nga studiues të Universitetit të Bolonjës dhe spitalit Universitar IRCCS të Bolonjës – Policlinico di Sant’Orsola.
“Kafeina është vetëm një nga përbërësit e ndryshëm të kafesë dhe sigurisht nuk është i vetmi që ka një rol aktiv: në fakt efekte ozitive në shëndetin e njeriut janë shënuar edhe tek ata që konsumojnë kafe pa kafeinë. Ne e dimë se kafeina mund të ndihmojë në rritjen e presionit të gjakut, por përbërës të tjerë bioaktivë në kafe duket se e kundërshtojnë këtë efekt, duke rezultuar në një rezultat përfundimtar pozitiv për nivelet e presionit të gjakut”, thonë ekspertët e studimit.
Për të analizuar më me detaje këto efekte, veçanërisht në lidhje me vlerat qendrore të presionit të gjakut, studiuesit realizuan një eksperiment me 720 burra dhe 783 gra. Për secilin nga individët e identifikuar, nivelet e presionit të gjakut dhe zakonet e konsumimit të kafesë u krahasuan, së bashku me një sërë të dhënash të tjera klinike.
“Rezultatet janë shumë të qarta: presioni i gjakut periferik ishte dukshëm më i ulët tek ata që konsumonin një deri në tre filxhanë kafe në ditë sesa tek ata që nuk konsumonin kafe. Dhe për herë të parë kemi mundur t’i konfirmojmë këto efekte edhe në lidhje me presionin qendror të aortës, atë afër zemrës, ku vërehet një fenomen pothuajse i njëjtë, me vlera shumë të ngjashme për ata që pinë kafe në mënyrë të zakonshme krahasuar me jokonsumatorët”.
Në fakt, të dhënat tregojnë vlera më rë ulëta për konsumatorët e kafesë si në presionin sistolik ashtu edhe në atë të pulsit, si në nivelin e qarkullimit periferik ashtu edhe në atë të presionit qendror të aortës. Të gjitha rezultatet konfirmojnë efektet pozitive të kafesë në zbutjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.
*TiboNews