
Studimi i BSH për njohuritë financiare të shqiptarëve
Më pak se një e treta e shqiptarëve zotërojnë njohuritë minimale të nevojshme financiare.
Këtë ka treguar një studim i realizuar nga specialistja e Departamentit të kërkimeve në Bankës e Shqipërisë, Elona Dushku.
Ky studim tregoi nivelin relativisht të ulët të kulturës dhe të përfshirjes financiare në shoqërinë tonë shqiptare.
Sipas studimit vetëm 29% e qytetarëve zotërojnë minimumin e atyre që konsiderohen njohuritë minimale të nevojshme financiare.
Mesatarisht, shqiptarët kanë një vlerë të indeksit të njohurive financiare 3.7.
7 është niveli maksimal ndërsa niveli mesatar botëror i këtij indeksi është 4.4.
*Tibo News