
Studimi: Ftohja e zakonshme mund të të mbrojë natyrshëm ndaj Covid
Mbrojtja natyrore kundër ftohjes së zakonshme mund të ofrojë mbrojtje edhe kundër Covid.
Këtë sugjeron një studim i botuar në revistën Nature Communications. Në studim u përfshinë 52 individë që jetonin me dikë që sapo ishte infektuar me Covid-19.
Rezultoi se ata që kishin zhvilluar grup-memorie të qelizave specifike imune pas ftohjes, që ndihmojnë në parandalimin e sulmeve të ardhshme ishin më pak të prirur për t’u prekur nga Covid. Megjithatë, ekspertët thonë se askush nuk duhet të mbështetet vetëm në këtë mbrojtje natyrore dhe se vaksinat mbeten kyçe në luftën ndaj Covid-19.
Studimi me gjetjet sipas tyre mund të ofrojë gjithsesi një pasqyrë të dobishme se si sistemi mbrojtës i një trupi e lufton virusin.
Covid-19 shkaktohet nga një lloj koronavirusi dhe disa ftohje shkaktohen nga koronaviruse të tjerë – kështu që shkencëtarët ende vijojnë të pyësin nëse imuniteti ndaj njërit mund të ndihmojë me tjetrin.
Ekipi i Kolegjit Imperial në Londër donte të kuptonte më mirë pse disa njerëz infektohen me Covid pasi janë ekspozuar ndaj virusit dhe të tjerët jo.
Ata fokusuan studimin e tyre në një pjesë thelbësore të sistemit imunitar të trupit – qelizat T.
Disa nga këto qeliza T vrasin çdo qelizë të infektuar nga një kërcënim specifik – për shembull, një virus i ftohjes.
Dhe, pasi i ftohti ka kaluar disa qeliza T mbeten në trup si një grup memorie, të gatshme për të ngritur një mbrojtje kur ndeshen më pas me virusin.