Studimi: 6 muaj pas infektimit me COVID, rrezik për mpiksje gjaku

Një studim i ri suedez ka treguar se gjashtë muaj pas infektimit me Covid, njerëzit rrezikojnë të pësojnë mpiksje gjaku. Studiuesit arritën në përfundimin se tre muaj pas infektimit me Covid, rreziku i trombozës është “rritur ndjeshëm.”

“Gjashtë muaj pas infektimit, ekziston një shans i madh për të zhvilluar një enë gjaku të bllokuar në mushkëri, të quajtur emboli pulmonare, dhe për dy muaj njerëzit janë në rrezik më të madh të gjakderdhjes”, thonë studiuesit. Ata zbuluan gjithashtu se rreziku i mpiksjes së gjakut u ul në valën e dytë dhe të tretë të pandemisë. Sipas studimit, 17 persona në çdo 10,000 pacientë me Covid kishin një mpiksje gjaku.