Studentët e huaj në Shqipëri, italianët zënë vendin e parë

Sipas disa të dhënave, italianët përbëjnë numrin më të lartë të të rinjve të huaj që zgjedhin të formohen profesionalisht në vendin tonë.

Në vitin e fundit është vënë re ulja e numrit të studentëve nga Kosova që zgjedhin të ndjekin Universitetin në Shqipëri.

Ndërkaq, përgjatë viteve akademike 2022-2023 numri i studentëve italianë që studiojnë në Shqipëri ka arritur 51.5% të studentëve të huaj, ndjekur nga studentët të Kosovës në 19 % dhe më pas vijnë studentët nga Maqedonia e Turqia.

Periudha para pandemisë, mban numrin më të lartë të studentëve të huaj të regjistruar në vendin tonë, konkretisht me 2246 të tillë.

Por edhe pse pandemia dhe kufizimet e saj bënë që të ulej numri i studentëve të huaj në institucionet shqiptare të arsimit të lartë, vitin e fundit kemi një rritje me 7.3% .

Mjekësia dhe degët e Inxhinierisë janë më të preferuarat nga të huajt në Shqipëri.