
Studentët ankohen për bursat, përgjigjet Universiteti i Tiranës
Universiteti i Tiranës u kthen përgjigje studentëve pas ankesës së një grupi studentor në lidhje me vonesat e bursave.
Me anë të një njoftimi zyrtar, u shpreh se vetëm Fakulteti i Ekonomisë nuk i ka shpërndarë këto bursa, për shkak se ka një numër të madh përfituesish dhe se po bëhet një verifikim i listës.
Grupi i studentëve i la afat Universitetit të Tiranës deri më 23 shkurt për zgjidhjen përfundimtare të problemit.
Kjo nuk është hera e parë që vonohen bursat e studentëve. Një vit më parë ishte Universiteti Bujqësor që i vonoi me arsyetimin e mbledhjes dhe grumbullimit të dokumenteve të nevojshme.