Struktura më e re në Policinë e Shtetit për zonat turistike

Ministri i Brendshëm Taulant Balla lajmëroi krijimin e një strukture të re në Policinë e Shtetit, për garantuar një nivel tjetër sigurie në zonat turistike.

Ajo do të quhet ‘Forca Kombëtare e Sigurisë Publike’ dhe ministri konfirmoi në eventin ku u analizua sezoni turistik 2023, se përgatitjet kanë nisur.

Ai shtoi më tej se lajmi më i bukur i këtij viti nuk është vetëm shifra 8.3 milionë turistë, por certifikimi ndërkombëtar i Shqipërisë si një destinacion europian me bukuri natyrore, mikpritje të pakonkurrueshme dhe siguri mbresëlënëse.