“Stranger Things” me një sezon të ri në Netflix

Seriali “Stranger Things” pas suksesit në 3 sezonet e mëparshme, tashmë vjen me një të ri.

Në ditët e fundit të majit, datë 27, do të ketë mundësinë gjithsecili ta ndjekë në Netflix.

 

Lufta me përbindëshat vazhdon dhe në trailerin e ri shihet se fëmijët janë rritur.

Mike, Dustin Lucas dhe Max hyjnë në shkollë të mesme, ndërkaq personazhi Eleven, në rolin e të cilës paraqitet aktorja Milli Bobi Braun dhe Will, në rolin e të cilit paraqitet Noah Schnapp, janë në Kaliforni. Deri në momentin që marrin drejtimet e tyre, u shfaqet një kërcënim i mbinatyrshëm, që sërish i detyron të përballen me horrorin në Upside Down.

Hopper, rolin e të cilit e luan aktori David Harbour, del të jetë gjallë, por jo në gjendjen më mirë të mundshme, pasi që ai është i burgosur në Rusi dhe detyrohet të luftojë me një grup ushtarësh.

Ky hit i Netflix, i cili me fjalë të tjera paraqet qytetarët në Hawkins, duke luftuar me një fenomen të mbinatyrshëm, episodet e mëparshme i lançoi në vitin 2019.

Sezoni 3 përfundoi me episodin ku u paraqitën ndryshime në personazhe, ku personazhi Hopper shihet duke vdekur, dhe familja Byers shpërngulet nga qyteti.

Pavarësisht se xhirimet e sezonit të katërt kanë filluar që në vitin 2020, pandemia e Covid-19 i solli produksionit vonesa të shumta deri në përfundim, ndaj tani shpresojmë që ta shijoni dhe pritja t’ja ketë vlejtur.