Stoltenberg: Siguria e Ballkanit ka rëndësi për NATO-n

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg siguroi në Shkup se Aleanca e Atlantikut të Veriut do të bëjë gjithçka për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të gjendjes së sigurisë, apo kërcënim ushtarak ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-së apo edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg u takua në Shkup me kreyministrin Kovaçevski. Në fokus të bisedimeve ata kishin sigurinë globale dhe të rajonit:

“Ne nuk shohim ndonjë kërcënim ushtarak që do të vinte nga Rusia ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s, apo rajonit, por gjithësesi jemi të kujdesshëm dhe nga afër po vëzhgojmë çfarë po bën Rusia. Ne kemi prani ushtarake në këtë rajon, KFOR-in në Kosovë, shtabin e përgjithshëm në Sarajevë dhe zyrën në Beograd dhe jemi të përgatitur që të bëjmë gjithçka për të mbrojtur çdo aleat nga çfarëdo qoftë kërcënimi”, deklaroi Stoltenberg.