
Stoltenberg: Është koha që Finlanda dhe Suedia të anëtarësohen në NATO
Stoltenberg tha se është koha që Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen në NATO. Kancelari pritet të bisedojë me presidentin turk, i cili po bllokon hyrjen e dy vendeve nordike në Aleancë.
Deri më tani, 28 nga 30 vendet anëtare të NATO-s kanë ratifikuar pranimin e Suedisë dhe Finlandës, e cila duhet të miratohet unanimisht.
Pranimi i tyre ende nuk është ratifikuar nga Hungaria dhe Turqia.