
Statusi i Cher për 77 vjetorin na vlen të gjithëve si një ‘quote’ dite
Cher mbushi 77 vjeç por kur vjen puna tek ajo, dy 7-tat mbeten thjesht numra… dhe me shumë fat.
Fituesja e Grammy-t nuk e kaloi këtë ditë për t’ju dedikuar dy fjalë miliona fansave të saj në rrjetet sociale dhe padyshim që ajo që ka shkruar ja vlen të përzgjidhet quote e ditës. Cher zgjedh gjithashtu të bëjë një reminder, se jeta është shumë e bukur nëse ke dëshirën ta jetosh më së miri.
Ja postimi i Cher: Po mirë në rregull, por ju lutem a do më thotë dikush se kur do ndihem tamam e vjetër? Kjo është qesharake. Vazhdoj të dëgjoj shifra por sinqerisht nuk arrij t’i perceptoj. Ku është problemi? Unë jam disleksike, numrat janë të vështirë për mua. Faleminderit që mbahesh, i them vetes, e di që ka qenë e vështirë… tani duhet të shkoj të stërvitem”.
Gati dy muaj më parë, Cher i dha fund lidhjes së saj me të dashurin 37 vjeçar Alexander Edwards.