
Starton Mille Miglia, eventi më i madh i makinave në rang botëror
Nis sot Mille Miglia, atë që Enzo Ferrari jo pa shkak e quan “Gara më e bukur në botë”.
Mille Miglia është eventi më kryesor i garave të makinave nga më të veçantat i cili po rikthehet me edicionin e dyzetë. E veçanta e kësaj gare është se garuesit mund të garojnë vetëm me makina të vjetra të datuara para vitit 1950 dhe ky event është i hapur për garuesit në të gjithë botën.
Mille Miglia do të startojë në Brescia të Italisë duke filluar nga dita e sotme. Mbi 400 ekuipazhe do të nisin rrugëtimin në një aventurë epike, në katër ditë radhazi me makinat që do përshkojnë mbi 992.332 milje rreth Italisë. Në datën 15 qershor do të zhvillohen kontrollet e fundit dhe në orën 13.30 në viale Venezia do të fillojë zyrtarisht gara e Mille Miglia 2022 duke përfunduar në Cervia. Etapa e dytë nga Cervia në Romë do të fillojë më 16 qershor. Më 17 qershor makina e parë e Mille Miglia 2022 do të niset nga Roma për në Parma. Ndërsa 18 qershori do të jetë dita e fundit e Mille Miglia 2022, duke u nisur nga Parma dhe duke kaluar vijën e finishit në Brescia, e ndjekur nga festa e mbylljes dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve.
Tibo News do të percjellë emocionet e rrugëtimit të Mille Miglia me pamje ekskluzive.