Starbucks largohet nga Rusia përgjithmonë pas 15 vitesh

Starbucks po ndjek një eksod masiv të korporatave amerikane që tërheqin bizneset e tyre nga Rusia si hakmarrje për pushtimin e përgjakshëm të Ukrainës.

Kompania e kafesë me bazë në Seattle, e cila menaxhon 130 kafene në Rusi pezulloi operacionet për të licencuarit e saj me bazë në Rusi më 8 mars.

Në një deklaratë ditët e fundit, shefi ekzekutiv i kompanisë tha: “Starbucks ka marrë vendimin të largohet dhe të mos ketë më prezencë të markës në treg.”

2000 punonjës do të ndikohen nga ky vendim që merret pas 15 vitesh operim në Rusi.