Starbucks lançon kafenë me vaj ulliri në Itali

Zinxhiri më i madh në botë i kafesë Starbucks ka njoftuar linçimin e një linje pijesh me vaj ulliri në Itali. Më konkretisht bëhet fjalë për kafe me vaj ulliri dhe gjalpë.

Shefi ekzekutiv Howard Schultz ka treguar se vaji i ullirit me shijen e saj, aroma e këndshme bashkë me kafenë dhe gjalpin ofron një kafe dhe pije të shijshme.

Starbucks është e famshme në të gjithë botën, ku miliona njerëz i drejtohen rrjetit të bizneseve për të marrë kafenë dhe pije të tjera.

Starbucks aktualisht ka rreth 20 dyqane në Itali.

Shefi Schultz ka treguar se njerëzit do të mund të provojnë kafenë me vaj ulliri në një filxhan dhe nëse iu pëlqen mund ta porosisin të plotë. Këtë shpikje të Starbucks e quan një moment emocionues.

Firma planifikon të sjellë përzgjedhjen e pijeve të nxehta dhe të ftohta në dyqanet në Kaliforninë Jugore në SHBA këtë pranverë. Britania, Lindja e Mesme dhe Japonia do të jenë të radhës.

Gama Oleato, e cila do të lançohet sot në Itali, përmban ekspresin dhe një latte me vaj ulliri “të zier me qumësht dhe tërshërë”.

Do të ketë gjithashtu një kafe të ftohtë, në të cilën do shtohet vaji ekstra i virgjër Partanna me shkumë kremi të ëmbël  me vanilje… “. A jeni kuriozë të provoni shijen?

*Tibo News