Star Entertainment Group rrezikon licencën e kazinosë

Star Entertainment Group, operatori i dytë më i madh i kazinosë në Australi, duket së është i papërshtatshëm për të mbajtur një licencë kazinoje në Sidnei pas një hetimi për shkeljet e supozuara të ligjeve kundër pastrimit të parave dhe infiltrimit kriminal.

Rregullatori shtetëror i lojërave të fatit të Uellsit të Ri Jugor të Australisë tha të martën se raporti ka identifikuar “qeverisjen sistemike, rrezikun dhe dështimet kulturore” në kazinonë Star në Sydney.

Sasi të mëdha parash u maskuan nga kazinoja si shpenzime hoteli dhe shuma të mëdha parash iu shmangën disa herë protokolleve kundër pastrimit të parave, kryesisht përmes një dhome sekrete.

Kompania Star, në një deklaratë ka thënë se aktualisht po shqyrton raportin dhe synon t’i përgjigjet NICC brenda 14 ditëve.

Raporti vjen pasi sektori i kazinove të Australisë u vu nën një shqyrtim intensiv gjatë tre viteve të fundit pasi artikujt në media akuzuan rivalin më të madh të Star Crown Resorts Ltd për pastrim parash, duke nxitur disa shtete të nisin hetime.

Raporti i NICC gjithashtu shënoi rreziqet reale të infiltrimit kriminal dhe akuzoi stafin e lartë në Star për përpjekje për të fshehur mënyrën se si e drejtonin biznesin.