
Sputnik ruse ‘zhduket’ nga lista. Kjo është vaksina më e përdorur në Shqipëri
Pavarësisht se masat anti-Covid u hoqën, dhe tashmë mbërritjet në Shqipëri për të gjithë shtetasit shqiptarë e të huaj do të jenë pa kushte, ekspertët bëjnë thirrje për vaksinime.
Komiteti Teknik i Ekspertëve rekomandon një dozë të katërt vaksine për të gjithë personat mbi 60 vjeç dhe atyre me sistem imunitar të kompromentuar.
Por sa të vaksinuar janë shqiptarët dhe cila është vaksina më e përdorur?
Në Shqipëri kanë ardhur mbi 3 milionë doza vaksine, 87% e të cilave janë përdorur.
Vaksina më e përdorur në vend është vaksina Pfizer, e ndjekur nga Coronavac dhe AstraZeneca. Përsa i përket mbulesës vaksinale, Shqipëria ka një mbulesë mbi 60.8% me të paktën një dozë për popullatën target.
Ndërkaq, vaksina ruse Sputnik V ishte ndër të parat që mbërriti në Shqipëri, por nuk përmendet në listën e vaksinave nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Ndoshta duke nënkuptuar se shqiptarët nuk kanë patur sigurinë e plotë ndaj kësaj vaksine.
*Tibo News.