Sprovat më të çuditshme të mjekësisë së shekullit të shkuar

Historia e mjekësisë njeh pafund sprova të vështira në përparimin drejt metodave moderne të trajtimeve të ndryshme. Por disa prej tyre janë rrënjosur në histori si tejet të çuditshme, për të mos thënë të tepruara.

Në fund vitet 1800 plot trajtime eksperimentale çuan në përfundime të padobishme, por disa prej tyre treguan të ishin pararendëse të aparaturave që sot janë bazë për kontrollet mjekësore.

Provat me përdorimin e arsenikut për trajtimin e sifilizit dhe sëmundjet e lëkurës rezultuan të gabuara, duke qenë se arseniku ishte helmues.

Sidoqoftë në këtë periudhë, në 1895, Wilhelm Conrad Röntgen zbuloi mundësitë e ekzaminimeve me “rreze X”. Por që “New York Times” e konsideroi në mënyrë skeptike si “fotografim i supozuar i të padukshmes”.

Por dy dekada më vonë mjeku francez Maxime Menard, ia doli të sjellë si risi ekzaminimin e parë me “rreze X” duke përpunuar një aparaturë të posaçme.

Ishte viti 1914, kur në pavijonin e klinikës Cochin në Paris, Menard testoi me sukses grafitë e para të zonës së gjoksit. Por çdo e mirë e ka një të keqe.

Menard u ekspozua gjatë me aparaturën. Dy vite më vonë, gishti që ai përdorte për ndezjen e saj iu prek nga kanceri dhe kolegët e tij iu desh t’ia prinin. Ky ishte rezultati i parë i efekteve afatgjata të “rrezeve X”, të cilat me kalimin e viteve do të rishikoheshin në aparatura më të sigurta për pacientët, dhe sidomos radiologët.

Francë (1914), Dr. Maxime Menard duke ekzaminuar me “Rreze X”.

Por kjo është vetëm një nga shumë historitë që ka njohur përparimi mjekësor dy shekujt e fundit.

Përpjekjet për të modeluar ambulancat, spitalet lëvizëse, aparatura për dobësim, aspirim, apo dhe trajtuar sëmundjet e mushkërive ishin disa nga fokuset kryesore të pionierëve të mjekësisë.

Më poshtë disa fotografi të jashtëzakonshme nga Hulton Archive/Getty Images:

Vjenë, 1881, karrocë ambulancë e aftë për të mbajtur dy pacientë dhe dy mjekë.

SHBA (1900), dhoma e mjekëve në një vagon treni të përshtatur si spital.

SHBA (1939), përpjekje për t’u lehtësuar dhimbjet me analgjezi grave shtatzëna.

Gjermani (1939), trajtimi me oksigjen i të sapolindurve në Berlin.

Austri (1938), aparatura ndihmëse për proceset e frymëmarrjes.

Gjermani (1930), trajtim i sëmundjeve të mushkërive me gazra me bazë mentoli dhe eukalipti.

SHBA (1919), përpjekje për të trajtuar problemet respiratore nga pandemia e gripit.

Francë (1913), makineria e parë e anestezisë përpiluar nga Dr. Dubois.

SHBA (1930), teste të efekteve të llambave solar në lëkurë.

SHBA (1928), makineri dobësimi të belit.

Gjermani (1929), SHBA (1900), përpjekje për të matur radiacionin dhe shtrembërimet e shtyllës kurrizore.

 

LEXO GJITHASHTU: