
Spotify Greenroom ndryshon emër
Kompania suedeze Spotify riemërtoi shërbimin e saj të transmetimit të drejtpërdrejtë audio në Spotify Live.
Spotify njoftoi një mori përmbajtjesh të reja nga artistë kryesorë.
I publikuar në qershor 2021 si Spotify Greenroom, shërbimi do të jetë i disponueshëm si një aplikacion i pavarur dhe si një “zgjatim” i transmetimit të drejtpërdrejtë në aplikacionin kryesor Spotify.
Dëgjuesit mund të lidhen me programe të drejtpërdrejta dhe të marrin pjesë në biseda të drejtpërdrejta përmes faqes Spotify të krijuesit ose artistit, tha kompania në një postim në blog.
Si pjesë e prezantimit, grupi muzikor Suedez House Mafia do të transmetojë një set DJ më 15 prill dhe komediani amerikan Hasan Minhaj do të publikojë një podcast me transmetim të drejtpërdrejtë në playoffet e Ligës Amerikane të basketbollit NBA duke filluar nga muaji maj.
Shfaqjet do të jenë të disponueshme në tregje të zgjedhura, tha kompania.
Spotify është një ofrues i transmetimit audio dhe shërbimeve mediatike që prej 2006-ës. Tanimë është një nga ofruesit më të mëdhenj të shërbimit të transmetimit të muzikës me mbi 406 milionë përdorues aktivë mujorë, përfshirë 180 milionë abonentë që paguajnë.