Spotify do të shkurtojë 6% të fuqisë punëtore

Spotify është kompania më e fundit në rrjetin e teknologjisë që ka ndërmarrë vendimin për shkurtimin e vendeve të punës.

Shërbimi i transmetimit të muzikës me parapagesë deklaroi se do të pushojë nga puna 6% të fuqisë së saj punëtore.

Kjo shifër është e barabartë me 600 vende pune.

Kompania deklaroi se lëvizjet për të frenuar kostot kishin rezultuar të pamjaftueshme dhe prandaj u detyruan të ndërmerrnin veprimin e vështirë.

Vitin e shkuar shpenzimet operative të kompanisë u rritën me dyfishin e ritmit të të ardhurave pasi u investuan fonde të shumta në podcaste të ndryshme.

Në të njëjtën kohë Spotify pa që bizneset po tërhiqeshin nga reklamat në platformë pasi bota pa rritje të normave të interesit që ushtroi presion në kërkesën globale.

Aksionet e kompanisë në Bursat Amerikane u rritën me rreth 3.5% para se të jepej lajmi i pushimeve nga puna.

Vendimi i Spotify për të shkurtuar stafin vjen pas një trendi të kompanive globale që po ndërmarrin të njëjtat veprime për të shkurtuar kostot.

*TiboNews