
Sportistëve rusë e bjellorusë u lejohet pjesëmarrja si neutralë, Ukraina bojkot Botërorit
Federata Ukrainase e Xhudos do të bojkotojë Kupën e Botës të këtij viti, për shkak të vendimit të fundit të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos për të autorizuar rikthimin e sportistëve rusë dhe bjellorusë në këtë garë.
Organi ukrainas kujtoi në një deklaratë zyrtare se “më shumë se 250 atletë ukrainas vdiqën duke mbrojtur vendin e tyre, duke përfshirë disa xhudistë” dhe pretendoi se nuk gjen “neutralitet dhe trajtim të barabartë” në këtë rezolutë. Federata me bazë në Kiev tashmë ka bojkotuar disa gara gjatë vitit të kaluar, duke deklaruar se “shumica e ekipit rus përbëhet nga xhudistë që po luftojnë në luftë si ushtarë të Federatës Ruse”.