AlbanianEnglish

Spitalet në Kinë pranë kolapsit

Pas kundërshtimit nga qytetarët për masat e rrepta mbi pandeminë e Covid-19, Kina po përballet me një përhapje të shpejt të infektimeve teksa sistemet spitalore janë pranë kolapsit.

Teksa shifrat rriten dhe numri i viktimave bëhet më i lartë mjekët po përballen me një presion të lartë.

Ky shpërthim i infektimeve në Kinë ka bërë tani më që disa shtete të konsiderojnë rregullat për udhëtarët që vijnë nga ky vend.

Autoritetet Kineze hoqën masat e rrepta të pandemisë pas demonstratave të qytetarëve dhe si një mënyrë për të lejuar ekonominë të rimëkëmbej.

Megjithatë ky nuk duket si vendimi i duhur pasi SHBA dhe Italia kanë paralajmëruar se do të kërkojnë masa për udhëtarët që vijnë nga Kina pas shifrave alarmante të infektimeve.

Disa ekspertë ndërkombëtarë të shëndetit thonë se kjo do të thotë se COVID po përhapet kryesisht i pakontrolluar dhe mund të infektojë miliona njerëz në ditë.

Shpejtësia me të cilën Kina ka hequr rregullat e COVID-19 ka lënë të mbingarkuar sistemin e saj të brishtë shëndetësor.

Të martën autoritetet  në Kinë njoftuan për tri humbje jete nga qytetarë të infektuar por agjencitë e funeraleve thonë të kundërtën teksa ndodhen në një presion të madh pune.

*TiboNews

You don't have permission to register