Spitale publike, menaxhim privat kundrejt pagesës!

Për të kryer një skaner, ekzaminim pa pritur radhe apo një vizitë mjekësore pa ndjekur sistemin e referencës direkt tek mjeku specialist, mund ta bësh edhe në spitalet publike kundrejt një pagese.

Një pjesë e saj shkon në xhepin e mjekut i cili do ta ofrojë këtë shërbim jashtë orarit zyrtar të punës dhe pjesa tjeter e pagesës shkon për spitalin.

Këtë parashikon ligji i ri i spitaleve që ato të mund të gjenerojnë fondin vetë, ndërsa tenderat e prokurimet nuk do t’i bëjë më Ministria e Shëndetësisë, por vetë spitalet.

Spitalet publike do të garojnë ndërmjet njëri-tjetrit pasi që të fitojnë kartën e autonomisë duhet të akreditohen më parë si për sa i përket numrit të mjekëve, aparaturave të teknologjisë së lartë si dhe kushtet që ofrojnë.

*Tibo News.