Spinaqi toksik shkakton halucinacione dhe delirium në Australi

Një lloj spinaqi në Australi ka shkaktuar alarm urgjent shëndetësor pasi njerëzit që e konsumuan atë pësuan sëmundje të rënda dhe halucinacione.

Nëntë persona kanë pasur nevojë për kujdes mjekësor pasi kanë ngrënë spinaqin e vogël të Riviera Farms nga Costco, të konsideruar toksik dhe të rrezikshëm.

Autoritetet shëndetësore thonë se simptomat e tyre kanë përfshirë gjithashtu delirium, rrahje të shpeshta të zemrës dhe shikim të paqartë.

Riviera Farms thotë se beson se spinaqi ishte kontaminuar, por asnjë produkt tjetër nuk është prekur.

Neë South Wales Health ka paralajmëruar se çdo pako me spinaq të markës me datë skadimi më 16 dhjetor nuk është e sigurt për t’u konsumuar dhe duhet të hidhet.

Ai gjithashtu nxiti këdo që ka përjetuar ndonjë simptomë të pazakontë pasi ka ngrënë spinaqin që të kërkojë menjëherë kujdes spitalor.

Një zëdhënës i Riviera Farms tha se ata kishin marrë masa menjëherë, duke kërkuar nga dyqanet që t’i hiqnin ato nga qarkullimi.

Të gjithë të prekurit deri më tani janë nga Sydney, tha autoritetet po bashkëpunojnë me shtete të tjera për t’u siguruar që spinaqi i kontaminuar të mos prekë të tjerë.

*Tibo News