Spektakël fishekzjarresh në Tiranë

Viti i ri trokiti edhe në Shqipëri.

Në minutat e para të mbërritjes së 1 janarit, qielli u ndriçua nga fishekzjarret e hedhura nga Bashkitë, por edhe nga vetë qytetarët, të cilët ndonëse e kanë të ndaluar, vijuan edhe këtë vit me traditën e hedhjes së tyre.

Tirana si kryeqyteti i vendit dha spektaklin me fishekzjarret, por edhe koncertin festiv në Sheshin Skënderbej.

Stafi i Tibo News ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2023 të gjithë qytetarëve.