Spectre, modeli i parë elektrik i Rolls-Royce

Prodhuesi britanik i makinave, Rolls-Royce, zbuloi së fundmi modelin e tij të parë elektrik duke ofruar dhe objektivin për të ardhmen, kalimi plotësisht te lëvizja elektrike deri në vitin 2030.

Spectre, makina elektrike e klasit Super Coupé Ultra-Luxury u krijua që të dukej sërish e përjetshme, me elementë të modeleve klasike të Rolls-Royce, përveç elementëve bashkëkohor të epokës digjitale. Ky model parashikohet të përshkojë 200 kilometra me një karikim të vetëm.

Sipas kompanisë, pamja e makinës u frymëzua nga skulpturat moderniste, peizazhi detar, qielli i natës dhe linja e modës.

Megjithëse prodhuesi i makinave nuk e ka specifikuar koston e saktë, çmimi pritet të jetë mes variantit Cullinan 350,000 dollarë dhe Phantom 460,000 dollarë.

Rolls-Royce pret që porositë e para të Spectre t’i dorëzojë në fund të vitit 2023.

*Tibo News.