Spanjë, Reali siguron finalen e Super-Kupës duke mposhtur Barcelonën

Real Madrid ia doli të sigurojë finalen e Super-Kupës së Spanjës duke mundur 3-2 Barcelonën.

Skuadra e Carlo Ancelottit hasi përballë një ndeshje të vështirë, pasi katallanët barazuan dy herë rezultatin duke e dërguar sfidën në pjesët shtesë.

Vinicius Junior dërgoi Realin në avantazh në minutën e 25-të, por Barcelona barazoi brenda pjesë së parë falë holandezit Luuk de Jong.

Në përgjithësi pjesa e parë ishte e ekuilibruar, pavarësisht se Reali i Madridit e zotëroi më tepër lojën. Në të dytën Barcelona fitoi besimin për të qarkulluar më tepër, por Karim Benzema dërgoi sërish në avantazh Realin në minutën e 72-të.

Mirëpo katalnasit nuk u dorëzuan dhe me Ansu Fati, me një goditje me kokë, barazoi në minutën e 83-të dhe finalistja e Superkupës detyrimisht shkoi të caktohej në pjesët.

Sidoqoftë sfida nuk qëlloi të shkonte në penallti pasi ai që e shënoi golin vendimtar ishte mesfushori Federico Valverde, i cili brenda zone nuk fali dhe i dha fitoren Realit.

Kjo ishte një tjetër humbje për Barcelonën në El Classico. Në duelin me Realin katalanasit nuk fitojnë që prej 2 marsit të vitit 2019.

Ndërkohë për Realin kjo fitore bën të harrohet humbja befasuese me Getafen në fillim të këtij viti. Në Spanjë Reali vijon të jetë në krye të kampionatit, teksa Barcelona mbetet në vendin e 6-të në kuotën e 32 pikëve, 17 më pak se Reali kryesues.