Spanja do t’i dërgojë Ukrainës tanke dhe raketa Patriot në qershor

Spanja do t’i dorëzojë Ukrainës në qershor një grup të ri tankesh Leopard 2A4 të prodhimit gjerman, si dhe raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot të prodhimit amerikan, njoftoi dje të hënën Ministria e Mbrojtjes në Madrid. Sekretarja e Mbrojtjes Margarita Robles konfirmoi dorëzimin gjatë një video-konference me homologun e saj amerikan Lloyd Austin.

Qeveria e kryeministrit Pedro Sanchez dërgoi 10 tanke të tilla në ushtrinë ukrainase vitin e kaluar dhe njoftoi në mars se do të siguronte 19 shtesë këtë vit, 10 të parët deri në fund të qershorit dhe nëntë të tjerët deri në shtator.

Robles theksoi dje se Madridi po vazhdonte të bënte “përpjekje të mëdha” për të mbështetur ushtrinë e Ukrainës në luftën e saj me Rusinë, duke përmendur veçanërisht trajnimin e ushtarëve ukrainas dhe duke premtuar se ndihma e Spanjës do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.