Spanja dhe Franca kërkojnë finalen e Euro 2024

Euro 2024 ka arritur në fazën gjysmëfinale dhe sot në orën 21:00 do të shohim spektaklin e vërtetë të futbollit europian, mes Spanjës dhe Francës.

Spanjollët e kanë treguar veten në kampionatin europian duke mposhtur të gjithë kundërshtarët, ndërsa francezët ende duhet të bindin më shumë.

Ndeshja do të luhet në Allianz Arena të Mynihut para 66 mijë shikuesve.

Kujtojmë se në gjysmëfinalen e dytë do të takohen nesër Anglia dhe Holanda.