
SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë për Saimir Tahirin
Struktura e Posaçme Anti-Korrupsionit ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin për dënimin me 3.4 vite për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Prokuroria e Posaçme, SPAK nuk ka dakordësuar dënimin e dhënë ndaj ish ministrit Tahiri duke kërkuar së fundmi që ai të dënohet me 12 vite burg ndaj të gjithë akuzave të ngritura ndaj tij, për trafik të lëndëve narkotike dhe pjesë e grupit të strukturuar kriminal.
Kujtojmë se Saimir Tahiri është dënuar me 3.4 vite burg, një vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit vetëm me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
*Tibo News