AlbanianEnglish

SPAK përgjon 1500 persona

Gjatë vitit 2021 SPAK ka përgjuar rreth 1500 persona, të dyshuar si autorë ngjarjesh kriminale ose si persona që kanë dijeni për to. Bisedat e kryera nga rreth 2000 numra telefoni kanë kaluar në filtrat e oficerëve përgjues. Si rezultat i këtyre përgjimeve, vitin e kaluar u arrestuan 179 persona. Shumica e këtyre numrave, mbi 900 të tillë, janë vënë nën përgjim mbi dyshimet se bëhej fjalë për grupe të strukturuara kriminale. 850 të tjerë janë vënë nën përgjim pas dyshimeve për korrupsion. SPAK përgjon pa marrë leje tek prokuroria e përgjithshme pasi që prej marsit të vitit 2021 ka një zyrë të vetëm përgjimi. Gjatë 2021, SPAK ka hetuar 675 dosje.

Hetimi ka përfunduar për 226 të tilla. Vetëm 20% e tyre janë çuar në gjykatë. Çështjet e tjera ose janë pushuar dhe pezulluar, ose janë transferuar në prokuroritë e rretheve pasi nuk kanë qenë në të drejtën e SPAK për t’i hetuar.

You don't have permission to register