SPAK kërkon kthimin në burg të Vangjush Dakos

Prokuroria e Posaçme, SPAK,  kërkon kthimin në burg të Vangjush Dakos, ndaj të cili është dhënë më herët masa e sigurisë arrest shtëpie.

Kjo kërkesë e Prokurorisë ëshë shqyrtuar në Gjykatën e Apelit të Posaçëm.

Mësohet se prokurori i çështjes ka deklaruar se në rast se nuk vendoset arresti me burg për Vangjush Dakon atëherë të lihet në fuqi arresti shtëpiak.

Ndërsa nga ana tjetër avokatët e ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos, këmbëngulin se kanë përfunduar afatet edhe për arrestin shtëpiak.