SPAK kërkon 3,4 vite burg për Fatos Tushen

SPAK ka kërkuar 3 vite e 4 muaj burg për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe. Vendimi përfundimtar do të jepet më 13 qershor.

Ndërkohë për ish-nën kryetarin Gentian Nushin Prokuroria e Posaçme kërkoi 2 vite e 8 muaj burg.Tushe u arrestua në fillim të korrikut të vitit të shkuar gjatë një operacioni të ndërmarrë me urdhër të SPAK. Në pranga ranë edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kësaj bashkie për abuzime me tenderin e pastrimit të kanalit vaditës në fshatrat e zonës.