
SPAK i sekuestron pasuritë të dënuarit për trafik droge në Spanjë
Strukutra e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar pasuritë e 56-vjeçarit Pashuk Gjini, i cili është dënuar me 8 vjet e 9 muaj burg në Spanjë për trafik droge. Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se me datë 17.02.2011, ai ka bërë ndërrimin e emrit nga Pashuk Gjini në Anton Gjinaj.
Sekuestrimi i pasurive është bërë me kërkesë të SPAK, që është pranuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).