SPAK i merr pasaportën Berishës, ja kur del para gjykatës me dhëndrin Malltezi

Dhëndri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi është vënë në pranga ,mbrëmjen e kësaj të shtune në aeroportin e Rinasit, teksa akuzohet për pastrim parash në ndërtimin e kompleksit të pallateve të ish-klubit Partizani.

Malltezi do të hetohet me masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa të hënën del para gjykatës bashkë me ortakun e tij Fatmir Bektashi dhe vjehrrin Sali Berisha, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Mediat vendase, mes tyre ABC ka siguruar pamjet kur Jamarbër Malltezi ka mbërritur në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza” ku do të qëndrojë derisa të përballet me Gjykatën e Posaçme për verifikim e masës se sigurisë.

Ndërkaq, ka bërë bujë akuza për korrupsion e Sali Berishës, të cilit SPAK me vendim gjykate i ka marrë pasaportën dhe e ka detyruar çdo javë të paraqitet në polici.

Çështja “Partizani” dhe ndalimi i dhëndrit, reagon Sali Berisha me konferencë të jashtëzakonshme