SPAK dërgon për gjykim anëtaren e KPK-së

Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka vendosur të dërgojë për gjykim anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Etleda Çiftja. Pas hetimeve të kryera, rezulton se Çiftja ka falsifikuar dokumentat, ka fshehur dhe kryer deklarim të rremë të pasurisë.

Çiftja ka kryer deklarim të rremë, në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë. Gjithashtu, ajo ka dorëzuar pranë ILDKPKI, një kontratë me përmbajtje të falsifikuar, referuar çmimit të pasqyruar në të, provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm. Kjo kontratë nuk përputhet me atë të gjendur pranë arkivës së zyrës noteriale ku është përpiluar dhe pranë ASHK-së në momentin e regjistrimit të pasurisë.